Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Elbasanit.
Një person është përplasur në rrugë, teksa nga pamjet shihet i shtritë në tokë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për t’i dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit dhe ka rrethuar një pjesë të rrugës.