Zbulohet rreshtimi i Kombëtares shqiptare për Serbinë, Sylvinho zgjedh një emër surprizë në sulm

Vetëm pak orë na ndajnë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë në Leskovc, aty ku kuqezinjtë do të luajnë shanset e fundit për një vend në “Play Off” të Botërorit 2026.

Sipas asaj që mëson gazetari Endi Tufa, Sylvinho i ka besuar rreshtimit të tij “bazë” 4-3-3.

LEXO  E dashura e tadhtoi me mikun e tij më të mirë, basketbollisti dh*non pa ndalur partneren (Video)

Në portë do të jetë Strakosha. Mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj. Në mesfushë është treshja Asllani, Laçi dhe Shehu.

Ndryshimi i vetëm vjen nga krahu i majtë i sulmit, aty ku nuk do të jetë as Bajrami dhe as Hoxha, por Myrto Uzuni, ndërsa krahu i djathtë i është besuar Brojës. Në majën e sulmit do të jetë sërish Manaj.

LEXO  Kërkohet fitore historike, Silvinjo bën përsëri ndryshime. Publikohen formacionet zyrtare të Letoni-Shqipëri

Sfida do të startojë në orën 20:45 dhe të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë ta ndjekin live dhe ekskluzivisht në DigitAlb.

Lajme Te nGjashme