Ndeshja Serbi-Shqipëri/ Ish-konkurrenti i reality show-t vendos 10 mijë euro bast për fitoren e… (Foto)

Ish-konkurrenti dhe fituesi i reality show-t “Ferma VIP”, Dijonis Biba, ka shkaktuar bujë në rrjetet sociale, pasi ka shpërndarë një skedinë me një shumë të madhe parash të vënë bast për fitoren e Shqipërisë në ndeshjen e sotme kundër Serbisë.

Ndeshja e kësaj mbrëmje ka elektrizuar opinionin publik, ku shumë shqiptarë kanë shprehur besimin e tyre në fitoren e Kombëtares.

LEXO  “Nuk ka pasur rrahje, është keqinterpretuar gjithçka”- Shpat Kasapi sqaron të vërtetën: Më thanë që u vonova, por…

Dijonis Biba ka postuar në InstaStory një skedinë ku shfaqet një bast i vendosur prej 10,000 euro për fitoren e Shqipërisë. Nëse ky bast do të rezultojë fitues, shuma që do të arkëtohet është 55,500 euro.

LEXO  Sara Hoxha në një romancë me Erik Fullanin? FOTO- t që ngrenë dyshimet

Megjithatë, Dijonisi ka shtuar një detaj që lë vend për dyshime mbi autorësinë e këtij basti, duke shkruar: “Kush e ka fut ket bilet more?”

Pavarësisht dyshimit të lënë në publik, ky postim është interpretuar si një tregues i besimit të fortë te Kombëtarja dhe një mënyrë për të nxitur entuziazmin, duke u bërë menjëherë viral për shkak të shumës së madhe të parave të vëna në lojë.

LEXO  Shqipëri-Serbi mbyllet barazim pa gola, “paqe” pasi Manaj humbi penalltinë

Lajme Te nGjashme