U shfaq në shkollë me armë, policia identifikon 15-vjeçarin: E kishte …

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku një i mitur shfaqej brenda territorit të një shkolle duke mbajtur në dorë një send që ngjante me armë zjarri.

Sipas njoftimit zyrtar, pas publikimit të videos, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë vepruan menjëherë, duke bërë të mundur identifikimin e personit në fjalë, i cili rezultoi të ishte një 15-vjeçar.

LEXO  Për hall apo për dukje? Shqiptarët kryesojnë në Europë për numrin e lartë të makinave luksoze me mbi 2 mijë kubikë

Policia ushtroi kontroll në banesën e të miturit, ku u gjet edhe objekti i shfaqur në video, i cili rezultoi të ishte një lodër dhe jo armë e vërtetë.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

LEXO  Stuhia tropikale godet edhe në Durrës, ndryshim radikal i kushteve atmosferike

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një i mitur brenda territorit të një shkolle duke mbajtur në dorë një send në dukje armë, ju bëjmë me dije se:

LEXO  Mjeti ku udhëtonte doli nga rruga dhe ra në humnerë, ndërrojë jetë drejtuesi i makinës gjatë transportimit tek Trauma

Pas publikimit të videos, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë bënë të mundur identifikimin e tij, një 15-vjeçar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën sendin në dukje armë që shfaqej në video, e cila rezultoi të ishte lodër.

Lajme Te nGjashme