Fitorja e madhe e Kombëtares shqiptare ndaj Serbisë ka ndezur një valë festimesh në mbarë vendin.
Tifozët kuqezi kanë “pushtuar” rrugët e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Elbasanit, Prishtinës, e deri në qytetet shqiptare në diasporë, duke krijuar një atmosferë të papërshkrueshme entuziazmi dhe krenarie.
Në kryeqytet, mijëra qytetarë të mbledhur për të ndjekur ndeshjen në ekranin gjigant shpërthyen në brohoritje, këngë patriotike dhe valle popullore, sapo u vulos triumfi i kuqezinjve në tokën serbe.
Pamje të ngjashme vijnë edhe nga qytetet e tjera, ku makina me flamuj kombëtarë, fishekzjarrë dhe thirrje “Shqipëri! Shqipëri!” e kthyen natën në një festë që do të mbetet gjatë në kujtesë.