Hysaj i theu rekordin e paraqitjeve me Kombëtaren, reagimi epik i Lorik Canës nën postimin e yllit të kuq e zinjve

Mbrëmjen e djeshme ndaj Serbisë, Elseid Hysaj shkroi historinë me kombëtaren duke thyer rekordin e paraqitjeve të Lorik Canës me kuq e zinjtë.

Veterani legjendar i Kombëtares me një ndeshje solide në fitoren historike ndaj Serbisë në Leskovc bëri paraqitjen e tij të 93-të me fanelën kuq e zi duke u bërë kështu lojtari me më shumë paraqitje në historinë e saj.

LEXO  Messi shfaqet në ‘Kiss Cam’ në koncertin e Coldplay me gruan, ja si reaguan

Deri mbrëmjen e djeshme rekordin e mbante legjendari Lorik Cana me 92 paraqitje.Në një postim në llogarinë e tij në Instagram Hysaj postoi një foto duke bërë me dorë shqiponjën dhe disa syze që mbanin numrat 9 dhe 3 në xhamat e tyre me nënshkrimin: “93 herë krenar për ty Shqipëria ime”

LEXO  Trajneri i Serbisë jep dorëheqjen, do të shkojë të stërvisë Kristjan Asllanin

Ndërkohë në komentet e postimit të Hysajt erdhi dhe komenti epik i Lorik Canës.

“Unë i kam syzet më të bukura”, shkroi ish-kapiteni legjendar i kuq e zinjve.

Lajme Te nGjashme