Serbia në kaos, pas trajnerit largohen edhe 5 lojtarë

Serbia sheh t’i zbehen shanset për kualifikimin në Play Off të Botërorit, pas humbjes 0-1 me Shqipërinë.

Te serbët situata është mjaft negative, teksa ka dhënë dorëheqjen edhe trajneri Dragan Stojkovic, i cili nuk do të udhëtojë me ekipin për sfidën ndaj Andorrës.

LEXO  Vogëlushët shqiptarë në krah të lojtarëve serbë japin spektakël, bëjnë shqiponjën gjatë himnit

Për sfidën e radhës kualifikuese të botërorit ndaj modestëve të Andorrës nuk do jenë në dispozicion 5 lojtarë.

Bëhet fjalë për Nikola Milenkovic, Luka Jovic, Predrag Rajkovic, Andrija ?ivkovic dhe Dragan Rosic.

LEXO  LAJM I FUNDIT/ Serbi-Shqipëri mund të mos luhet në Beograd, zyrtari i FSS: Po mendojmë që të shkojmë në …

Lajme Te nGjashme