Pas fitores me Serbinë, tjetër moment i veçantë për sulmuesin e Kombëtares Shqiptare

Ernest Muçi është bërë baba për herë të parë. Në jetë ka ardhur një vajzë, së cilës iu vendos emri Mei.

Partnerja e sulmuesit të Kombëtares publikoi një postim më 10 tetor. “Mirë se erdhe, Mei Muçi. Faleminderit Zotit, për çdo gjë në jetën time”, shkruan Klea Verri.

LEXO  Ndeshja Serbi-Shqipëri do dalë barazim? Ja çfarë parashikon Meri Shehu: Data 11 është e vështirë…

Muçi dhe Klea janë prej vitesh në një lidhje bashkë. Më parë Muçi luante për Tiranën në futboll, teksa Klea kontribuonte te bardheblutë në basketboll.

LEXO  E BUJSHME! Igli Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, zbulohen detajet e kontratës

24-vjeçari ndërkohë i mungoi Kombtares për ndeshjet e tetorit. Ftesa për të nuk erdhi, ndërsa një tjetër lajm i bukur e priste.

Lajme Te nGjashme