Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës që mbështetet nga opozita, Florjan Binaj, ka ironizuar urdhrin e Ministrisë së Brendshme për ndalimin e monopatinave.
Në postimin e tij në “Facebook”, Binaj shkruan se me ndalimin e monopatinave i hapet rrugë lëvizjes së betoniereve.
“Ndalohen monopatinat! Le të marshojnë betonieret!”, thuhet në postimin e Binajt.