Në astrologji, Venera lidhet me mënyrën se si komunikojmë dhe krijojmë lidhje, Hëna me reagimet emocionale, Marsi me agresionin dhe mënyrën se si shprehim pakënaqësinë, ndërsa Merkuri përcakton fjalët që na dalin nga goja në çaste emocionesh.
Shenjat e zjarrit reagojnë impulsivisht, nuk dinë të mbajnë emocionet për vete dhe shpesh e kthejnë një detaj në shpërthim, por ftohen po aq shpejt.
Shenjat e ujit janë të ndjeshme e të lëndueshme, mbajnë mëri dhe mund të manipulojnë përmes heshtjes, duke e përdorur atë si dënim. Shenjat e ajrit preferojnë të flasin për ndjenjat, jo t’i përjetojnë; kanë prirje për thashetheme dhe shmangin thellësinë. Shenjat e tokës janë praktike e kokëforta, kujtojnë padrejtësitë për vite dhe kërkojnë përfitim të ndërsjellë nga çdo miqësi.
Luani
Luanët duan të jenë në qendër të vëmendjes edhe në miqësi. Janë bujarë dhe të gatshëm të organizojnë festë për një mik pa arsye, por presin falënderime dhe adhurim në këmbim. Nëse harroni t’i komplimentoni apo nuk i pëlqeni fotografinë e re, do të ndihen sikur bota nuk rrotullohet më rreth tyre. Sukseset e të tjerëve i përjetojnë si sfidë dhe gëzohen sinqerisht vetëm nëse nuk e errësojnë shkëlqimin e vet.
Akrepi
Preferon të veprojë në hije. Miqësitë e tyre janë intensive, pothuajse obsesive, me përzierje dashurie të thellë dhe xhelozie ndaj çdo të njohuri të ri. Kanë ndjeshmëri të fortë dhe reagojnë dhimbshëm ndaj çdo shenje tradhtie. Kufijtë personalë shpesh i marrin si fyerje, ndërsa tradhtia, qoftë edhe e imagjinuar, ndez te ta dëshirën për hakmarrje.
Binjakët
Binjakët janë sharmantë, të çlirët dhe duken si miqtë idealë. Dinë gjithçka të re dhe mund të flasin për çdo temë. Por dobësia e tyre është dashuria për informacionin. Ata nuk kanë qëllim të keq, thjesht nuk kuptojnë pse një “bisedë e pafajshme” shkakton reagim të fortë. Në momente krize mund të zhduken ose të ndërrojnë temën në diçka gazmore. Konfliktet me Binjakët rrallë përfundojnë me zhurmë.
Dashi
Flasin pa filtra dhe shpesh thonë të vërteta të hidhura në çast zemërimi, për t’i harruar më pas, duke pritur që edhe ju të falni po aq shpejt. U vjen e vështirë të pranojnë fajin dhe nuk durojnë vonesat në sqarime nëse konflikti nuk zgjiidhet menjëherë, e përjetojnë si tradhti personale. Në miqësi, kjo sjell zënka të zhurmshme, akuza publike dhe ultimatume të rënda.