Shqipëria kampione në renditjen e vendeve më të pajetueshme! Krah për krah me Kenian dhe Pakistanin

Një raport i ri nga Data in Race, bazuar në të dhënat e platformës ndërkombëtare Numbeo, ka renditur vendet me cilësinë më të ulët të jetës në vitin 2025. Indeksi mat mirëqenien e përgjithshme përmes faktorëve si siguria, kujdesi shëndetësor, kostoja e jetesës, klima dhe infrastruktura publike.

Në krye të listës së vendeve me performancën më të dobët renditet Nigeria me vetëm 21.5 pikë, pasuar nga Bangladeshi (73.9), Venezuela (79.7) dhe Sri Lanka (87.5). Ndërsa më poshtë renditen Egjipti, Irani, Peruja, Vietnami, Filipinet, Libani e Kenia, vende që ndajnë problematika të përbashkëta si mungesë e stabilitetit politik dhe ekonomi të brishta.

LEXO  Dalin pamjet/ 31-vjeçari tentoi të arratisej nga policia dhe përplasi disa makina

Në këtë renditje, Shqipëria zë një vend që duhet të ngrejë alarmin publik: me një indeks prej 104.3 pikësh, vendi ynë ndodhet mes shteteve me cilësi të ulët të jetesës, krahas vendeve si Pakistani, Indonezia dhe Tajlanda.

Ky rezultat, tregon se pavarësisht premtimeve për zhvillim ekonomik dhe ‘reformave’ në shëndetësi e mirëqenie sociale, jetesa reale e qytetarëve shqiptarë mbetet e vështirë.
Çmimet në rritje, mungesa e vendeve të punës me paga dinjitoze, si dhe perceptimi për pasiguri dhe mungesë shërbimesh cilësore, po e bëjnë Shqipërinë një vend gjithnjë e më sfidues për të jetuar.

LEXO  Njëri i bie postbllokut me mjet e tjetri shtyp me gomë këmbën e efektives së qarkullimit, arrestohen dy persona në Tiranë

Në një moment kur qeveria vazhdon të flasë për “stabilitet ekonomik” dhe “rritje të mirëqenies”, raportet ndërkombëtare tregojnë një tjetër realitet: çdo ditë e më shumëqytetarët ndihen të lodhur, të pasigurt dhe pa besim tek institucionet.

Ky raport është një thirrje për reflektim: shifrat flasin më qartë se propagandat. Cilësia e jetës nuk matet me fjalë, por me jetën e përditshme të njerëzve.

Lista e plotë e vendeve:

1. Nigeria – 21.5
2. Bangladesh – 73.9
3. Venezuela – 79.7
4. Sri Lanka – 87.5
5. Egypt – 89.1
6. Iran – 93.5
7. Peru – 98.9
8. Vietnam – 99.6
9. Philippines – 100.1
10. Lebanon – 100.7
11. Kenya – 101.2
12. Indonesia – 101.4
13. Pakistan – 103.4
14. Albania – 104.3
15. Thailand – 106.2
16. Kazakhstan – 106.8
17. Chile – 107.3
18. Colombia – 108.8
19. Morocco – 110.1
20. Azerbaijan – 111.3
21. Ukraine – 115.3
22. Russia – 117.3
23. Tunisia – 117.9
24. Brazil – 118.7
25. Argentina – 119.6

LEXO  Vetëvritet punonjës i gardës së Republikës! Gjendet pa jetë brenda makinës

Lajme Te nGjashme