ë autostradën nga Vora në Durrës kanë nisur punimet. Rruga po riparohet, fillimisht në segmentin nga Vora në Maminas.
Punimet do të vijojnë në segmentin nga Maminasi në Sukth më pas nga Sukthi në Fllakë, nga Fllaka në mbikalimin e Shkozetit dhe nga mbikalimi i Shkozetit tek Ura e Daj Lanit. Për këtë arsye do të ketë mbyllje të pjesshme të rrugës për qarkullimin e automjeteve.
Autoriteti Rrugor Shqiptar i kërkon drejtuesve të përdorin rrugë alternative.
Të gjithë ata që lëvizin, lëvizin se kanë punë, por kush mundet në maksimum të shmangë këto ditë se është një ndihmë për të mbaruar punë që është problematike për të gjithë përdoruesit e rrugës. E vetmja mënyrë është që të sforcohemi sa më shumë, ta mbarojmë sa më shpejt.
Punimet në këtë anë të autostradës parashikohet të zgjasin rreth një javë.
Shqetësimit të qytetarëve se pse punimet në rrugë nuk kryhen gjatë natës inxhinieri i përgjigjet.
Me përfundimin e asfaltimit të rrugës nga Vora tek Ura e Daj Lanit do të nisë puna për krahun tjetër të autostradës nga Ura e Daj Lanit në Vorë.
Punimet edhe këtu do të realizohen me segmente dhe parashikohet të zgjasin 1 deri në dy ditë për çdo pjese të rrugës.