“Humbja mësim i mirë”/ Kapitenit të Serbisë nuk i del inati: Shqipëria do gabojë …

Aleksandar Mitroviç ishte një nga protagonistët e ndeshjes të së shtunës ndaj Shqipërisë dhe në fushën e lojës nuk mundi të bënte asgjë përballë kuqezinjve.

Tashmë kapiteni i Serbisë ka pranuar se humbja në Leskovac do të ishte një mësim i mirë që do të kujtohej gjatë. Megjithatë, para ndeshjes me Andorrën, ai ka deklaruar se ekipi do bënte maksimumin për të fituar të tre ndeshjet e mbetura, pasi kishte besim se Shqipëria do të bënte një hap të gabuar në sfidat e nëntorit.

LEXO  Shisnin në treg të zi bileta për ndeshjen “Shqipëri – Serbi”, arrestohen 3 persona në Tiranë! Çmimet “stratosferë” reklamoheshin në rrjete sociale (EMRAT)

“Një rezultat i vështirë dhe i dhimbshëm është lënë pas! Për ekipin dhe të gjithë kombin. Pas një humbjeje, gjithmonë dëshiron të rikuperohesh me një rezultat të mirë, sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo është arsyeja pse kemi një ndeshje të rëndësishme përpara, asgjë nuk varet nga ne tani. Duhet të regjistrojmë tre fitore në tre ndeshjet e fundit dhe shpresojmë që pjesa tjetër e rezultateve të shkojë në favorin tonë.

LEXO  FIFA vendos ZYRTARISHT: Serbi-Shqipëri do të luhet me tifozë…

Unë besoj se edhe Shqipëria do të gabojë! Gjëja më e rëndësishme për ne është ndeshja e parë, kundër Andorrës, duhet të fitojmë.

Po bëhet çdo ditë më e vështirë! Për fat të mirë, sfida të reja vijnë çdo ditë. Ndeshja me Shqipërinë do të na lëndojë për një kohë të gjatë, një mësim i madh, për fat të keq, ishte edhe për futbollistët e rinj, debutuesit. Pas ndeshjes me Andorrën, do të mendojmë më hollësisht për atë që na ndodhi të shtunën. Është e thjeshtë, duhet të jetë kështu!

LEXO  Marash Kumbulla vendos të rikthehet sërish në Spanjë, por ndryshon ekip! Mbrojtësi i Kombëtares pritet të bashkohet me…

Jam këtu për të ndihmuar trajnerin, sa më shumë që të mundem. Gjëja më e rëndësishme është të ngremë nivelin e ekipit, loja në Andorra, pavarësisht se si tingëllon, për ne është një çështje ‘të jesh apo të mos jesh’. Tani, pavarësisht nëse shënoj tregolësh, një gol apo diçka tjetër, gjëja më e rëndësishme është fitorja”, ishin fjalët e kapitenit të Serbisë para mediave.

Lajme Te nGjashme