Ish-drejtuesi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Alfred Balla, ka treguar për prapaskenat e drejtimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit nga Aida Hajnaj dhe për përplasjet mes SPAK dhe BKH-së.
Në një studio televizive, Balla tha se në këshill kanë mbërritur disa ankesa për mënyrën e drejtimit dhe të organizimit të brendshëm në strukturë për Aida Hajnaj.
Lidhur më këto është dashur dhe ndërhyrja e ndërkombëtarëve për të sqaruar rolet e gjithsecilit brenda SPAK.
“Unë uroj të ulet ky tension se ka qenë i padobishëm dhe jashtë çdo logjike. Ligji i ka ndarë qartë kompetencat, ku BKH është në dispozicion të hetimit dhe varet nga Prokuroria e Posaçme. Pati dhe një ndërhyrje nga ndërkombëtarët.
Për 5 vite zonja Hajnaj drejtori mirë Byronë e Hetimit, kishte disa pretendime në lidhje me hetimin, me përgjimin parandalues, apo me kompetencat.
Këto nuk morën ndonjë trajtim fundor ligjor. Për të mirën e punës nuk ia vlen të ketë tensione të tilla”, tha Balla.