EMRAT/ 10 të arrestuar nga operacioni policor në Elbasan, akuzohen për armëmbajtje pa leje

Zbardhen emrat e 10 të arrestuarve që ranë në prangat e policisë ditën e djeshme në Elbasan në kuadër të një operacioni të befasishëm që u zhvillua mesditën e djeshme (13 tetor).

Të arrestuarit akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim me forcë ndaj punonjësve të policisë.

Mësohet se në pranga kanë rëne:

LEXO  Tetori vjen me surpriza, këto janë 3 shenjat me fat të horoskopit për muajin e dytë të vjeshtës

Endri Doda
Ervin Cani
Akil Kërtusha
Blerim Heta
B.M
Maksim Suci alias Lika
Stefan Mehmeti
Ergys Tusha
Jurgers Mullahi
Hanson Mullahi
Operacioni u zhvillua në një nga lokalet e njohura të qytetit ne segmentin rrugor Elbasan Ish-Metalurgji dhe ka qenë rezultat i një hetimi të përqendruar mbi aktivitetin kriminal dhe posedimin e armëve pa leje.

LEXO  “Berisha i trembet vendimit”/ Dosja ‘Partizani’, reagon analisti: Të dy po e shtyjnë çështjen, SPAK e ka betejë…

Gjatë ndërhyrjes, disa nga të ndaluarit kundërshtuan me forcë arrestimin, çka ka çuar në përshkallëzim të situatës dhe përfshirjen e forcave të shumta policore.

Policia e Elbasanit ka bërë të ditur se hetimet vijojnë për të identifikuar nëse të arrestuarit kanë lidhje me ngjarje të tjera kriminale në këtë zonë apo më gjerë.

LEXO  TRONDITËSE/ Ishte shpallur e zhdukur! Gjendet e vdekur 17-vjeçarja, arrestohet personi i dyshuar për vrasjen

Gjithashtu, pritet që në ditët në vijim të zhvillohen kontrolle të mëtejshme dhe të merren në pyetje persona të tjerë në kuadër të këtij operacioni.

Autoritetet kanë theksuar vendosmërinë për të luftuar aktivitetin e paligjshëm dhe për të garantuar sigurinë publike në qytet.

Lajme Te nGjashme