“Po protestonin”/ Denoncon deputeti i PD dhe nxjerr videon: Si i dhunoi policia minatorët në Mirditë, disa u shoqëruan

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka bërë sot një denoncim, ku pretendon se forcat e policisë kanë dhunuar përfaqësues të sindikatës së minatorëve në Mirditë, të cilët po mbanin një protestë.

Siç shihet nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, disa prej protestuesve janë shoqëruar në polici.

LEXO  Publikohet lista e parashikimeve të Baba Vangës për 2026-n

“PD denoncon me forcë veprimin e dhunshëm të Policisë së Mirditës dhe forcave FNSH ndaj përfaqësuesve të sindikatës dhe minatorëve që po ushtrojnë të drejtën për protestë të ligjshme.
Sipas raporteve, disa prej protestuesve u shoqëruan në polici në mënyrë arbitrare ku janë përdorur metoda fizike që cenojnë integritetin fizik dhe dinjitetin njerëzor.
Ne shprehim solidaritetin tonë të plotë me minatorët që kërkojnë paga të drejta, kushte pune të sigurta dhe dialog institucional të hapur e transparent.
I bëjmë thirrje autoriteteve përkatëse, veçanërisht Prokurorisë dhe Inspektoratit të Punës, të ndërmarrin hetim të menjëhershëm, të paanshëm dhe të plotë për të zbuluar përgjegjësitë dhe për të sjellë drejtësi.
Çdo shkelje e të drejtave themelore duhet të hetohet, askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.”, shkruan Gjekmarkaj.

LEXO  U aktivizua pas tërmetit 8.8 ballë, vullkani në Rusi shpërthen për herë të parë pas 5 shekujsh (Video)

Lajme Te nGjashme