“Ishin të armatosur”/ Ish-deputeti sulmohet nga disa persona

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Danush Ademi është sulmuar fizikisht nga disa persona. Ademi ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur më 12 tetor teksa personat e përfshirë në sulm kanë tentuar ta nxjerrin nga makina.

LEXO  Kamioni me enë kuzhine del jashtë rruge në Fier, shoferit iu bllokua timoni

Ai ka bërë me dije se ngjarjen e ka denoncuar në polici. Ademi pretendon se rivali i tij politik Qazim Rrahmani me disa persona të tjerë e kanë sulmuar. Ai shton se personat kanë qenë të armatosur.

LEXO  ‘Vapa nuk ikën me Gushtin’/ Paralajmëron meteorologia: Bëhuni gati për një fundjavë në plazh, temperaturat…

“Kam qenë në shtab, njerëzit e mi kanë qenë në terren. Kam dalë prej veturës për të marrë gruan. Ata kanë tentuar me dhunë të më nxjerrin prej veturës. Qazim Rrahmani, Sylejman, Benjamin, Irfan, Enis Rrahmani dhe Agim Rrahmani.

LEXO  Top Channel konfirmon lajmin, ja kush do ta drejtojë “Big Brother VIP Albania 5”

Kur kam dalë prej veturës më kanë sulmuar. Rasti është paraqitur në Polici. Kanë qenë edhe të armatosur. Arsyeja e sulmit ka qenë se ne kemi qenë më përpara me vota”, tha ai.

Lajme Te nGjashme