Incidenti diplomatik: Erdogan përjashtoi Netanyahun nga tryeza e paqes në Egjipt, kërcënoi Trump se do …

Një episod i pazakontë diplomatik ka dalë në dritë, që tregon ndikimin e presidentit amerikan Donald Trump në rajonin e Lindjes së Mesme, por mbi të gjitha atë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Sipas burimeve pranë palëve, Trump urdhëroi presidentin egjiptian Abdel Fattah el-Sisi që të lejonte kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të vizitonte Sharm el-Sheikh. Sisi i bindur, ishte gati ta pranonte vizitën.

LEXO  “Policia, duart lart, shtrihuni barkas”! Momenti kur policia “mësyn” në restorantin te “Gjiri i Lalzit, “bosat” po hanin krudo

Por situata mori një kthesë të papritur kur presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan telefonoi Trump ndërsa ishte ende në fluturim, duke paralajmëruar se do të kthehej menjëherë për në Ankara nëse Netanyahu zbarkonte në Sharm el-Sheikh.

LEXO  E rëndë/ 31-vjeçarja largohet nga banesa, e denoncon burri: Ka marrë dy fëmijët, braktisi të tretin…

Trump dëgjoi shqetësimin e Erdoganit dhe urdhëroi Netanyahu që të mos zbarkonte, duke respektuar kështu balancën e ndjeshme politike mes vendeve të përfshira. Netanyahu, në linjë me urdhrin amerikan, e respektoi vendimin dhe anuloi vizitën.

LEXO  I nxehti “pushton” Shqipërinë, ja sa shkojnë temperaturat ditën e nesërme

Ky incident nënvizon jo vetëm rëndësinë e ndikimit amerikan në Lindjen e Mesme, por edhe ndërlikimet e marrëdhënieve ndërkombëtare midis Izraelit, Turqisë dhe Egjiptit.

Lajme Te nGjashme