Pas arrestimeve të BUJSHME, Dumani paralajmëron: Një tjetër kryebashkiak në rrjetën e drejtësisë!

Altin Dumani, kreu i SPAK, tha se është nën hetim për korrupsion aktiv një kryebashkiak.

Në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve u pyet nga deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, në lidhje me hetimet për krimet zgjedhore.

Bylykbashi tha se Taks-Forca që u krijua për zgjedhjet rezultoi fiasco, por drejtuesi Dumani u përgjigj duke thënë se janë regjistruar 44 procedime penale dhe se një kryebashkiak është nën hetim aktualisht.

LEXO  Emri/ I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 44-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

“Nuk mund të them që Task-Forca ka dështuar. Kemi regjistruar 44 procedime penale. Kemi të pandehur një kryetar bashkie për korrupsion aktiv. Kemi nën hetim një kryebashkiak tjetër për korrupsion aktiv. Kemi arrestuar disa persona vetëm për zgjedhjet e 2025, kemi dhe 38 procedime penale që po i ndjekim. Shpresojmë që edhe me këto të kemi rezultate konkrete”, tha Dumani.

LEXO  Vranësira e shtrëngata, ja zonat ku do të ketë reshje shiu! Parashikimi i motit për sot, sa do të arrijë termometri

Më tej, iu drejtua personalisht Oerd Bylykbashit: “Se tani, ca gjëra duhen thënë. Ne kemi patur komunikim edhe bashkë. Çdo pretendim tuajin e kemi verifikuar në kohë reale. Kam dërguar hetues dhe prokurorë në mes të natës. Ju madje edhe e keni falenderuar prokurorin e posaçëm. Ne sapo organizojmë punën për të organizuar rastin shikojmë në media me titra që filan vend po blihen vota.

LEXO  “S’më ka ndodhur kurrë”, gazetari flet nga Serbia: Na kontrolluan fotot në celular

Ja ku është dhe z.Gjoni, ka bërë denoncim, kemi çuar prokuror, janë bërë verifikime. Rast në Shkodër, sërish të njëjtën gjë kemi bërë. Ne 20 prokurorë jemi. Jam njësoj i shqetësuar si ju për blerjen e votës, vota është e shenjtë. Por kapacitetet dhe mundësitë e SPAK këto janë”.

Lajme Te nGjashme