Paralajmëron Trump: Nëse Hamasi nuk dorëzohet, do ta …

Presidenti amerikan Donald Trump tha në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë se Hamasi “do të çarmatoset” dhe se, nëse grupi nuk dorëzohet vetë, Shtetet e Bashkuara do të ndërhyjnë për ta bërë këtë “ndoshta edhe me forcë”.

LEXO  Zbulohen detaje/ Historia e dhimbshme e 70-vjeçarit në Korçë, bashkëshortja dhe 2 vajzat jetonin jashtë, vdiq në vetmi

“Hamasi do të çarmatoset sepse tha se do ta bëjë,” u shpreh Trump, duke shtuar: “nëse nuk e bëjnë vetë, do ta bëjmë ne.”

Presidenti përsëriti se çarmatimi do të ndodhte “shpejt dhe ndoshta edhe me forcë”, por nuk dha detaje konkrete mbi kohëzgjatjen ose mjetet që do të përdoren.

LEXO  “SPAK po punon, prandaj sulmohet”/ Krimi dhe politika, reagon ashpër gazetari: Veliaj disponon Kutinë e Pandorës

Trump tha gjithashtu se kishte “folur me Hamasin” dhe se kishte marrë disa forma sigurie nga ana e tyre.

Ai shtoi se dorëzimi i armëve do të realizohej brenda një “periudhe të arsyeshme kohore”, pa përmendur afate të sakta.

LEXO  Ligji i ri për vitet e punës, ja cilat periudha njihen automatikisht! Udhëzimi për ata që s’kanë marrë pension deri tani! Aplikimi, formulari dhe dokumentet që duhen

Lajme Te nGjashme