Për momentin, ndeshja mes Andorrës dhe Serbisë po zhvillohet me ritëm të lartë dhe emocion. Pas 20 minutash lojë, rezultati është 1-1, me dy gola të shënuar brenda pak sekondave!
Në minutën e 18-të, Guillaume Lopez realizoi një supergol spektakolar, duke befasuar mbrojtjen serbe dhe portierin Rajković me një gjuajtje të fuqishme që përfundoi në rrjetë.
Stadiumi shpërtheu në festë, ndërsa Andorra kaloi në avantazh të papritur ndaj një rivali shumë më të fortë në letër.
Megjithatë, gëzimi i vendasve zgjati shumë pak. Vetëm pas pak sekondash, në një goditje nga këndi për Serbinë, mbrojtësi Christian Garcia devijoi topin në rrjetën e vet, duke e kthyer menjëherë rezultatin në barazim 1-1.