Pas fitores historike, Serbia “hakmerret” ndaj Kombëtares shqiptare – ja çfarë vendimi mori! (Foto)

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka zbuluar detaje interesante pas fitores historike të Shqipërisë ndaj Serbisë (0–1) në Leskovac.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Duka tregoi se festimet e zjarrta të lojtarëve në dhomat e zhveshjes kanë shkaktuar dëme materiale, për të cilat autoritetet serbe kanë dërguar faturën e dëmshpërblimit.

LEXO  Hysaj i theu rekordin e paraqitjeve me Kombëtaren, reagimi epik i Lorik Canës nën postimin e yllit të kuq e zinjve

“Po, ata të stadiumit na kanë çuar një letër me të gjitha dëmet që kemi bërë, është edhe ajo e tavanit,” – u shpreh Duka me humor, duke konfirmuar lajmin.

“Na i kanë evidentuar dhe padyshim që jemi të gatshëm që t’i ç’dëmtojmë,” – shtoi ai.

LEXO  Mirlind Daku pranë martesës me modelen? Çifti nuk fshihet më, lidhja e yllit të Kombëtares që u konsolidua shpejt

Sipas presidentit të FSHF-së, emocionet pas triumfit ishin aq të forta sa askush nuk i përmbajti dot.

Ai tregoi edhe një moment të veçantë me trajnerin Sylvinho, i cili ishte i mbushur me emocione pas ndeshjes:

“Në fakt, nuk arrita t’i them asgjë. Sylvinho ishte shumë i emocionuar, u mundova ta qetësoj, ta përqafoj e ta përgëzoj, por ai ishte i prekur shumë nga ajo fitore.”

LEXO  ‘Më dhemb koka nga këta lojtarë që kam!’/ Sylvinho flet për pozicionin e Mehmetit dhe gjashtë kandidatët e tjerë!

Fitorja e Shqipërisë në tokën serbe mbetet një nga momentet më të paharrueshme në historinë e futbollit shqiptar — një mbrëmje që solli lavdi, lot gëzimi dhe… një faturë për t’u paguar!

Lajme Te nGjashme