Moderatorja e njohur Kiara Tito ka reaguar për herë të parë pas deklaratës së Dojna Memës, e cila disa ditë më parë kishte shprehur habinë se Kiara e kishte hequr nga “followers” në Instagram pa asnjë arsye. Në një intervistë së fundmi, Dojna tha shkurt:
“Kiara më ka hequr nga ‘followers’ dhe nuk e di pse, kot”.
Ky koment ndezi menjëherë reagime në rrjet, duke ngritur dyshime për një ftohje të marrëdhënies midis dy moderatoreve, të cilat dikur kanë pasur një raport miqësor.
Mirëpo, moderatorja Kiara Tito e ftuar në një studio televizive vendosi të sqarojë publikisht situatën, duke mohuar që ajo të ketë bërë ndonjë veprim të tillë.
“Nuk e kam hequr unë, më ka hequr Dojna vetë. Të diskutosh këtë është si diskutim adoleshentesh. Kemi qenë kolege, kemi pirë kafe, kemi ngrënë bukë në një shtëpi. Nëse do ishte kjo merakosje kaq e madhe, do të ishte bërë kjo bisedë jashtë kamerave “– tha Kiara me qetësi, duke hedhur poshtë zërat për ndonjë konflikt personal.
Ajo shtoi më tej se është mësuar të përfshihet në komente apo thashetheme pa bazë, por zgjedh të mos e ushqej vëmendjen mediatike me konflikte të panevojshme.
“Hajde të themi emrin e Kiarës dhe hajde të klikohemi. Unë nuk bëj karrierë me emrat e të tjerëve. Shumë herë jam sulmuar pa të drejtë, por nuk jam viktimizuar”– përfundoi ajo.
Deklarata e Kiarës është pritur me shumë reagime në rrjete, ku fansat e saj e kanë mbështetur për qëndrimin e matur dhe mënyrën si zgjodhi ta qartësojë çështjen pa përplasje.