Armando Broja shkëlqeu me gol dhe asist në 15 minuta, klubi i Premier Ligë reagon me postim të veçantë

Armando Broja shkëlqeu dje me Kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa u luajt miqësorja ndaj Jordanisë. Silvinjo e aktivizoi në qendër të sulmit dhe Broja ia shpërbleu besimin gjatë pjesës së dytë.

LEXO  Prapaskenat e seancës së parë në Kuvend, Rama nuk i ndan sytë Berishës (FOTO)

Në harkun e 15 minuta, Broja fillimisht shënoi dhe më pas asistoi për Nedim Bajramin. Kështu edhe u vulos fitorja, ndërsa rezultatin përfundimtar ishte 4 me 2.

Bërnli ka reaguar me një postim të veçantë, që ia dedikon vetëm Brojës. “Një gol dhe asist për Armando Brojën në fitoren 4 me 2 të Shqipërisë kundër Jordanisë”, shkruan klubi i Premier Ligë.

LEXO  “Donim të vrisnim Emiljano Ramazanin sepse ishte më aktivi i grupit të Çopjave”- Dëshmon Erion Alibej: Ditën e ekzekutimit ishte te palestra, ja rolet që kishin Henrik Hoxha dhe Skerdi Tase

Broja është në kërkim të golit në kampionatin anglez. Sfida e radhës për Bërnlin është në shtëpi ndaj Lids Junajtid.

Lajme Te nGjashme