Sali Berisha feston 81 vjetorin: Vjeshta, kurora e jetës time! Faleminderit Zotit, familjes dhe mbështetësve

Ish-kryeministri Sali Berisha feston sot 81 vjetorin e lindjes! Ashtu sikurse dhe çdo vit, mesazhin me ndjekësit në këtë ditëlindje të tij ai e ka shpërndarë krah bashkëshortes, Liri Berishës.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, lideri i Partisë Demokratike shpreh mirënjohje ndaj Zotit, familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë mbështetur gjatë jetës dhe karrierës së tij.

LEXO  Ju pret një muaj vendimesh të vështira në dashuri, këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të ndahen nga partnerët e tyre në Gusht

“Sot 81 vjeç! Mirënjohje të pakufishme Zotit të Madh, familjes time, miqve, bashkëpunëtorëve, dashamirësve dhe mbështetësve të betejave të mia që me dashurinë, ndihmën, guximin e përkushtimin e tyre ma bëjnë vjeshtën, stinën kurorë të jetës time!”, shkruan Berisha.

LEXO  Nis vaksinimi kundër gripit, ISHP zbulon detajet: Për herë të parë rezervim përmes e-Albania

Pavarësisht moshës dhe sfidave me drejtësinë, ai vazhdon të mbetet një figurë qendrore në kampin opozitar dhe të ndjekë zhvillimet politike me intensitet dhe pa u lodhur.

Sali Berisha ka lindur më 15 tetor 1944, Viçidol. Ai shërbeu si presidenti i dytë i Shqipërisë në vitet 1992–1997 dhe president i parë i zgjedhur nga parlamenti i dalë nga zgjedhjet e lira demokratike pas rënies së regjimit komunist. Berisha ka qenë kryeministër i Shqipërisë nga 2005 deri më 2013. Pas humbjes në zgjedhjet e 2013 ai u tërhoq nga posti i kryetarit për t’iu rikthyer sërish në vitin 2022.

LEXO  Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

Lajme Te nGjashme