“Fiks Fare” kapi me zë dhe figurë policin e Rinasit duke marrë ryshfet, arrestohet Kevin Kosova

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ndaluar me iniciativë punonjësin e policisë Inspektor Kevin Kosova, me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

LEXO  Kabineti “Rama 4″/ Gazetari paralajmëron katastrofë: Diella, ministrja me inteligjencë artificiale do të menaxhojë…

Duke marrë shkas nga trajtimi i rastit në emisionin investigativ “Fiks Fare” në Top Channel, ku janë transmetuar pamjet audiovizive të një shtetasi (i paidentifikuar), i cili takon punonjësin Kevin Kosova, me kërkesën për të udhëtuar pa probleme nëpërmjet aeroportit, duke i ofruar shumën 10.000 lekë të reja.

LEXO  ‘Lahesha me kanaçe’, Salianji rrëfen detaje nga jeta në burgun e Fierit: Kushtet ishin të vështira

Në datën 07.10.2025 shtetasi është paraqitur për të udhëtuar dhe ka dorëzuar dokumentacionin e udhëtimit tek punonjësi Eduart Leci, i cili kryen veprimet e rregjistrimit të udhëtimmit.

Ndaj punonjësit të policisë Inspektor Eduart Leci, me detyrë Ndihmës Specialist / Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, janë referuar materialet hetimore në gjendje të lirë si i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

LEXO  Atentati ndaj Arbër Gorejas/ Ky është autori i dyshuar

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Top Channel

Lajme Te nGjashme