Cllevio “live” pas ekstradimit për përndjekien e Noizyt? Ja si qëndron e vërteta

Kleviol Ahmetaj, i njohur për publikun si Cllevio Serbiano, është ekstraduar së fundmi nga Dubai në Shqipëri, pas një operacioni të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare. Cllevio ishte në kërkim për disa vepra penale të lidhura me përndjekjen e familjes së Noizyt dhe thyerje të masës së sigurisë dhe tashmë ndodhet në Shqipëri nën masa të rrepta sigurie.

LEXO  Pasi u komentua gjerësisht në rrjet për interpretimin e këngës patriotike “Mora fjalë”, për shkak të veshjes së konsideruar të papërshtatshme, Egli Ndez turmën në Kosovë: Serbi, Serbi…

Megjithatë, ajo që ka nxitur debat në rrjetet sociale, është fakti se edhe pas lajmit të ekstradimit, Cllevio ka vijuar që të shfaqet në “TikTok” , në video të cilat duken si “live”, të realizuara në Dubai.

Këto paraqitje të reperit kanë ngritur një sërë pyetjesh dhe dyshime të ndjekësit e tij, të cilët janë ndarë mes atyre që besojnë se videot janë vërtet “live” dhe atyre që thonë se bëhet fjalë për materiale të regjistruara më herët dhe të planifikuara për publikim automatik.

LEXO  Ledri Vula feston ditëlindjen, vëmendjen e merr urimi i veçantë nga Xhensila Myrtezaj

Një detaj i cili nxjerr “zbuluar” këtë skemë të planifikuar nga reperi apo dhe miqtë e tij është ora.

Kapja dhe ekstradimi i tij u bë në bashkëpunimin e Interpolit dhe autoriteteve të Dubait dhe Policia e Shtetit publikoi pamjet e momentit ku ai mbërriti në Rinas, i shoqëruar nga efektivët e Policisë.

LEXO  “Ajo e Jozit”/ Pasi e përmendën në program, Loredana reagon ndaj Dalina Buzit: “Deri dje bënit artikuj me emrin tim…”

Pavarësisht këtyre zhvillimeve ligjore, pranisë së tij në Shqipëri dhe nën mbikëqyrjen e autoriteteve, videot në TikTok që shfaqin Cllevion “live” nga Dubai në mbrëmje vazhdojnë të dalin në profilin e tij, por që gjithçka rezulton të jetë “fake” dhe këto video janë të regjistruara më herët!

Lajme Te nGjashme