Aksident i rëndë në vend, makina përplaset me betonin, dy të plagosur

Një aksident me dy të plagosur është regjistruar paraditen e kësaj të enjteje në dalje të tunelit të Skërficës, në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë.

Automjeti i tipit Mercedes Benz me drejtues Denis Metaj, 37 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit ka dalë nga rruga dhe për rrjedhojë është goditur me murin mbrojtës të rrugës.

LEXO  Përplasen dy automjete në aksin Levan-Fier, njëra prej tyre përfundon në kanal

Si pasojë e goditjes ka marrë dëmtime drejtuesi 37 vjeçari, me plagë në fytyrë të marra nga xhami i makinës dhe pasagjeri i identifikuar si Hati Rakipaj, 21 vjeç, i cili ka frakturë në këmbë të dy banues në Vlorë.

LEXO  Ndodh në qytetin shqiptar! Zjarrfikësja shkon të shuajë zjarrin, por digjet vetë

Ata u transportuan menjëherë në urgjencën e Spitalit të Sarandës për ndihmë mjekësore. Sipas bluzave të bardha ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Të dy do të transportohen me ambulancë drejt spitalit të Vlorës. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës shkuan menjëherë në vendngjarje dhe po punohet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

LEXO  BSH vendos masën ndaluese: Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) s`mund të japë kredi

Lajme Te nGjashme