Përfaqësueset e Europës do të kthehen në nëntor, për të vijuar me rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit 2026. Nëse për disa kanë mbetur edhe shanse minimale për kualifikimin, ka ekipe të tjera që i kanë humbur të gjitha shpresat matematikisht tashmë.
Dy prej 14 përfaqësueseve janë pjesë e Grupit K ku bën pjesë Shqipëria. Bëhet fjalë për Letoninë dhe Andorrën, që tashmë vetëm mund t’i prishin punë Shqipërisë dhe Serbisë.
Greqia është eliminuar duke humbur përfundimisht mundësinë e Botërorit 2026. Bashkë me të edhe fqinjët e Malit të Zi. Bullgaria, Luksemburgu, Bjellorusia, Kazakistani, Qipro, Estonia, Lituania, Malta, Gjibraltari dhe Lihtenshtejni mbylli listën e 14 skuadrave.