3 javë i zhdukur, policia ndërpret kërkimet, asnjë gjurmë e 4-vjeçarit

Policia australiane ka ndërprerë kërkimet për 4-vjeçarin, Gus Lamont i cili u zhduk në zonat rurale prej gati tre javësh. Përpjekjet dhe kërkimet nuk arritën të gjenin asnjë gjurmë të fëmijës. Vogëlushi u pa për herë të fundit më 27 shtator duke luajtur jashtë shtëpisë së tij në një fermë të largët delesh pranë Yuntës, rreth 300 km nga Adelaide.

LEXO  Dimri i hershëm në Shqipëri/ Vijojnë reshjet e dëborës, trashësia arrin deri në 20 cm në zonat malore

Gjyshja e tij e la vetëm për rreth gjysmë ore përpara se të kuptonte se nipi i saj nuk gjendej askund. Menjëherë janë ngritur kërkimet më të mëdha tokësore dhe ajrore në historinë e Australisë Jugore.

LEXO  Dh*noi vëllanë dhe tentoi t’i digjte makinën, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari

Policia nuk dyshon për ndonjë veprim të paligjshëm por vijon me hetimet. Javën e kaluar, autoritetet i ndërprenë për pak kohë kërkimet, vetëm për t’i rinisur ato të martën së bashku me 80 personel të Forcave Mbrojtëse Australiane.

LEXO  Fifi i jep ‘like’ ish të dashurës së partnerit të saj (Foto)

“Fakti që Gus është një fëmijë i vogël, terreni është jashtëzakonisht i thyer, i ashpër dhe i nënshtrohet kushteve të ndryshueshme të motit e ka bërë kërkimin të vështirë dhe më sfidues për ata që janë të përfshirë”, tha policia.

Lajme Te nGjashme