Atentat biznesmenit pranë shtëpisë! I biri tenton ta transportojë me makinë në spital, por përfshihen në aksident

Atentatorët duket se ishin në dijeni të lëvizjeve të biznesmenit, pasi kishin bërë pritë jashtë shtëpisë së tij.

Sipas informacioneve nga policia qipriote, autorët e krimit ishin dy persona dhe po udhëtonin me një furgon të vjedhur.

Sapo Stavros Demosthenous doli nga dera, ata e qëlluan. Ndërkohë djali i biznesmenit e futi në makinë të atin dhe u përpoq ta dërgonte në spital.

Megjithatë, gjatë rrugës Stavros Demosthenous vdiq dhe makina ku udhëtonte u përplas me automjete të tjera në autostradë.

Autorët e vrasjes u larguan nga vendi i ngjarjes dhe disa kilometra më larg dogjën furgonin, me të cilin udhëtonin.

Policia ka nisur kërkimet për të identifikuar autorët, ndërsa dyshohet të kenë qenë vrasës profesionistë me pagesë.

Next