Makina del nga rruga dhe përmbyset, arrestohet shoferi 18-vjeçar, rezultoi se ishte…

Një aksident automobilistik është regjistruar pas mesnate në qytetin e Sarandës.

Automjeti tip “Chevrolet”, me targa greke HNZ 4022, ka humbur kontrollin në rrugën “Lefter Talo”, përballë hotel “Star” dhe është përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike.

LEXO  SKEMA/ Ja si shfrytëzoheshin për pr*stitucion kolumbianet në Shqipëri, tutorët i zhysnin në borxhe që…

Si duket përplasja dyshohet të ketë qenë e fortë, pasi mjeti ka përfunduar i përmbysur. Mësohet se nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e qarkullimit rrugor që shkuan menjëherë në vendngjarje kryen testin e alkoolit për drejtuesin e mjetit, shtetasin Aleksandro Gunella 18 vjeç, ku nga testi rezultoi si fillim 0.58 mg/l dhe më pas 0.62 mg/l.

LEXO  “Mos rrini duarkryq, jemi tashmë në luftë” – Inteligjenca gjermane: Në këtë vit pritet ta sulmojë Rusia, NATO-n

Për rrjedhojë në këto kushte është bërë arrestimi nga policia i 18-vjeçarit Gunella për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Lajme Te nGjashme