Policia ka bërë një njoftim zyratr për ngjarjen e rëndë që u raportua pak më parë në kryeqytet.
Mësohet se një burrë ka qëlluar veten me armë tek poligoni “Action Target” i biznesmenit Emiljano Dusha në Tiranë.
Policia konfirmon se 35-vjeçari Bledar Hasani është vetëvrarë me armën që do kryente qitje në Poligon.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje, shtetasi B. H., 35 vjeç.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.