Në ‘duart’ e policisë 50 mijë euro cash, si u zbuluan 8 shqiptarët në Itali

Autoritetet italiane kanë finalizuar një tjetër fazë të operacionit antidrogë në rajonin e Abruzzos, duke arrestuar nëntë persona, prej të cilëve tetë janë shtetas shqiptarë dhe një italian. Bastisjet janë zhvilluar gjatë ditëve të fundit në zonat e Teramos dhe Chietit, në kuadër të një hetimi të gjerë të Njësisë Hetuese të Operacioneve të Karabinierëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Teramos.

Si nisi hetimi

Hetimi ka filluar në vitin 2024, pas arrestimit në Roseto degli Abruzzi të një trafikanti lokal, të cilit i ishin sekuestruar 1.2 kilogramë kokainë dhe 40 mijë euro në para të gatshme. Nga ky rast, hetuesit zbuluan një rrjet të strukturuar trafikimi droge që vepronte përgjatë bregdetit të Teramos, me qendër në qytetet Roseto degli Abruzzi, Pineto, Tortoreto, Ancarano dhe Sant’Omero.

LEXO  Pesë nga vendet më të sigurta në botë për vitin 2025

Sipas hetimeve, dy familje shqiptare ishin të lidhura mes tyre dhe kishin ngritur një sistem për paketimin dhe shpërndarjen e kokainës, duke furnizuar një klientelë të gjerë konsumatorësh. Shitjet kryheshin përmes takimeve të drejtpërdrejta dhe kontakteve personale, shpesh në lokalet e jetës së natës në zonat turistike.

LEXO  E MARTË, DITË TERSI! Kujdes në dashuri! Nëse sapo keni mbyllur një histori, mos…

Zhvillimet e operacionit

Në fazën e parë të aksionit, u arrestuan dy çifte shqiptarësh, ndërsa me vijimin e hetimeve numri i të ndaluarve u rrit në nëntë, mes tyre katër gra shqiptare dhe një shtetas italian i lidhur me grupin.
Gjatë operacionit u dokumentuan mbi 100 raste shitjeje të kokainës, ndërsa te i arrestuari italian u gjetën 800 gramë të lëndës narkotike.

Kontrollet e mëvonshme çuan në sekuestrimin e 300 gramëve të tjerë droge dhe 40,700 eurove në para të gatshme, të fshehura në një ndarje të fshehtë të përdorur për t’iu shmangur kontrolleve policore.

LEXO  Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, lirohet ortaku shqiptar dhe dy djemtë e tij

Operacioni i fundit

Në fazën përfundimtare të aksionit, të zhvilluar gjatë natës, morën pjesë rreth 30 efektivë të karabinierëve të Komandës Provinciale të Teramos, dy njësi qensh antidrogë nga Chieti dhe një helikopter i Njësisë së 5-të të Karabinierëve nga Pescara.

U kryen 13 kontrolle banesash dhe u sekuestruan edhe 12,000 euro të tjera, që dyshohet se vinin nga trafiku i drogës.

Lajme Te nGjashme