“Ide te medha, shpresa dhe ëndrrat qe nuk…”/ Parashikimi i plote nga Meri Shehu

Fati mund te buzeqeshe por mund edhe te zhgenjeje ne varesi te asaj cfare zgjidhni te besoni dhe si e perdorni fuqine tuaj te brendshme.

Kujdes me fjalet e bukura qe nuk kane rrenje, dhe me endrrat qe duken me te ndritshme sesa realiteti. Ka me shume per te pare dhe me shume per te kuptuar.

🔹Dashi

Nje ndarje e brendshme po rritet, mes asaj qe jeni dhe atyre qe ju duan ndryshe. Nese nuk vendosni ju kufijte, do i vendose fati per ju.

LEXO  Horoskopi i DASHURISË për shtator 2025/ Çfarë thonë yjet për jetën sentimentale të 12 shenjave

🔹Demi

Po mbytni shpirtin ne detyra. Lodhja eshte paralajmerim. Jo gjithcka qe duket sikur shkelqen eshte flori.

🔹Binjaket

Tundimi per te jetuar fort ju terheq. Por pasionet e pakontrolluara shkruajne pasoja te heshtura.

🔹Gaforrja

Po mbani shtepine mbi supe, por zemra kerkon fluturim. Mos i neglizhoni endrrat, ato nuk presin pergjithmone.

🔹Luani

Zeri juaj ka fuqi por vetem autenticiteti ju shpeton. Ndihuni vetvetja, jo dikush qe perpiqet te tregoje me shume seç eshte.

LEXO  “Maji është një muaj për t’u harruar”/ Horoskopi JAVOR: Nëse ndodh ndonjë krizë bashkëshortore, kujdes të enjten dhe të premten…

🔹Virgjeresha

Po jepni shume ne emer te “bashke”. Po harroni veten. Kush nuk mbron vleren e tij, behet loder e te tjereve.

🔹Peshorja

Drita bie mbi ju, por edhe hija zgjatet. Zgjedhja sot ndikon me shume se mendoni. Kujdes cfare lejoni te rritet brenda jush.

🔹Akrepi

Ide te medha, shpresa pa baze. Endrrat qe nuk mbillen, thahen. Degjoni heshtjen, ajo ju therret ne drejtimin e duhur.

🔹Shigjetari

Ndjenjat bejne zhurme, por e verteta fshihet ne qetesi. Mos lejoni qe deshirat t’ju verbojne. Ka dicka me thelle qe kerkon vemendjen tuaj.

LEXO  Kjo është shenja më me fat e Horoskopit

🔹Bricjapi

Pesha e pergjegjesive po perkul rrugen tuaj. Nuk eshte dobesi te ndalni. Forca vjen kur pranoni kufijte.

🔹Ujori

Horizonti ju fton, por toka ju mban. Fluturimi kerkon disipline. Kush iken pa drejtim, nuk arrin askund.

🔹Peshqit

Po jepni zemer dhe ndoshta me shume sec duhet. Barazia nuk eshte ndjenje, eshte energji. Kujdes ku e lini.

Lajme Te nGjashme