Vritet presidenti i ekipit të futbollit, i biri përfshihet në aksident rrugës për ta dërguar në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Limassol, ku biznesmenit qipriot, njëkohësisht president i ekipit të futbollit FC Karmiotissa, Stavros Demosthenous (49 vjeç), është qëlluar me armë zjarri pranë banesës dhe ka ndërruar jetë.

Atentatorët duket se ishin në dijeni të lëvizjeve të biznesmenit, pasi kishin bërë pritë jashtë shtëpisë së tij.

LEXO  Përfshihet nga zjarri një parking/ Shkaktohen dëme tek disa automjete, ja dyshimet e para rreth ngjarjes

Sipas policisë qipriote, autorët e krimit ishin dy persona dhe po udhëtonin me një furgon të vjedhur. Sapo Stavros Demosthenous doli nga dera e banesës, ata e qëlluan.

Ndërkohë djali i biznesmenit e futi në makinë të atin dhe u përpoq ta dërgonte në spital. Megjithatë, gjatë rrugës Stavros Demosthenous vdiq dhe makina ku udhëtonte u përplas me automjete të tjera në autostradë.

LEXO  “Po e shkruaj në rast vdekjeje të papritur”- U vra së bashku me shqiptarin, pronari grek kishte lënë testament të ri tre ditë para se të qëllohej për vdekje

Autorët e vrasjes u larguan nga vendi i ngjarjes dhe disa kilometra më larg dogjën furgonin me të cilin udhëtonin. Policia ka nisur kërkimet për të identifikuar autorët, ndërsa dyshohet të kenë qenë vrasës profesionistë me pagesë.

LEXO  “ÇMENDET” MOTI/ Sinoptikania: Ja çfarë do të ndodhë në Shqipëri deri në fundjavë

Po shqyrtohet mundësia që vrasja të ketë lidhje me aktivitetin e basteve në ndeshjet e futbollit, pasi FC Karmiotissa ka qenë nën hetim disa herë për trukim ndeshjesh me transmetimin e dosjeve të kuqe nga UEFA.

Lajme Te nGjashme