Gjekmarkaj mbështet grevën e minatorëve të Spaçit: Dënojmë indiferencën e shtetit, kompania të ulet për dialog, askush s’është mbi ligjin

Nënkryetari i Parlamentit dhe njëkohësisht deputeti i partisë Demokratike për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, denoncoi sot indiferencën e autoriteteve shtetërore për grevën e urisë që kanë nisur prej ditësh minatorët e Spaçit, që kërkojnë të drejtat e tyre për kushte të sigurta pune, paga dhe respektim.

Me anë të një postimi në Facebook, ligjvënësi nënvizon me një deklaratë, se është e papranueshme që sot në vitin 2025, punëtorë dhe minatorë të protestojnë dhe bëjnë ende greva “për të kërkuar të drejtat që u takojnë me ligj”.

Më tej ai i bën apel shtetit dhe kompanisë që të ulen dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët me minatorët e Spaçit në Mirditë, të cilët po torturohen në të ftohtë dhe shi duke kërkuar të drejtat t tyre.

“Kërkojmë që institucionet përgjegjëse dhe drejtuesit e kompanisë të ulen menjëherë në dialog me grevistët dhe të gjejnë një zgjidhje të drejtë e të qëndrueshme. Shprehim solidaritetin tonë të plotë me minatorët e Spaçit, të cilët po përballen me kushte ekstreme për të mbrojtur të drejtat e tyre. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, dhe asnjë punëtor nuk duhet të lihet i braktisur.

LEXO  SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi! Ja çfarë dyshohet

Ai shpreh mbështetjen e plotë ndaj minatorëve, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin.

Deklarata e plotë e Agron Gjekmarkajt mbi situatën e minatorëve në Spaç:

“Dënojmë me forcë indiferencën e institucioneve shtetërore dhe të kompanisë ndaj situatës së rëndë të minatorëve në Spaç, në Mirditë.

LEXO  “Ime bijë kalonte shumë kohë në TikTok”- E zhdukur prej një muaji, flet babai i 15-vjeçares: Mbrëmjen që u largua dëgjova një zhurmë! Dyshoj se shoqja e ka futur në “valle” vajzën time

Prej ditësh, dhjetëra punëtorë qëndrojnë në shi dhe në të ftohtë, duke kërkuar të drejtat e tyre më elementare, paga të drejta, kushte të sigurta pune dhe respektim të dinjitetit njerëzor.Është e papranueshme që në Shqipërinë e vitit 2025 punëtorët të detyrohen të hyjnë në grevë për të kërkuar atë që u takon me ligj.

LEXO  Shqipëria, oaz turizmi në mes të krizës së zjarreve

Kërkojmë që institucionet përgjegjëse dhe drejtuesit e kompanisë të ulen menjëherë në dialog me grevistët dhe të gjejnë një zgjidhje të drejtë e të qëndrueshme.

Shprehim solidaritetin tonë të plotë me minatorët e Spaçit, të cilët po përballen me kushte ekstreme për të mbrojtur të drejtat e tyre. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, dhe asnjë punëtor nuk duhet të lihet i braktisur”.

Lajme Te nGjashme