Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

Gjykata e Durrësit ka vendosur detyrim paraqitje dhe ndalim daljeje jashtë shtetit për katër personat e arrestuar në lidhje me vrasjen e dy të rinjve në Manëz, ngjarje që ndodhi për një konflikt të nisur për një kafe.

Seanca u zhvillua pa praninë e mediave, për shkak të ngarkesës me çështje të tjera dhe sekretit hetimor që shoqëron dosjen.

Në ngjarjen e ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali në Manëz, humbën jetën Flori Paluçi, 33 vjeç, dhe Aranit Kurti, 23 vjeç, pasi u qëlluan me armë zjarri.

Në pranga u vunë Ergi Kadiu (25 vjeç), Erald Cani (21 vjeç), si dhe dy vëllezërit Taulant (37 vjeç) dhe Emirjan Beqja (34 vjeç), të gjithë të akuzuar për moskallëzim krimi.

Next