“Zhvillove dialogun me kalin, aty ishe i sinqertë”- Berisha replikon me Manjën: Bisedat ne Encrochat, Ulusiu nuk i përgënjeshtroi asnjëherë, ja dosjet që u fshehën

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka replikuar me deputetin e PS-së dhe ish-ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja në Kuvend.

REPLIKAT:

Ulsi Manja: Për herë të parë Sali në 35 vite ke qenë i vërtetë, kur u ngjite në Bjeshkë të Istogut. Ti njëlloj si unë kur ngjitesh në mal, na flet shpirti, na flet e vërteta se na thërret origjina mesa duket. Të kam ndjek në Bjeshkë të Istogut se zakonisht i ndjek shëtitjet në mal se jam i apasionuar mbas këtyre gjërave, aty ku zhvillove dialogun me kalin, mes pasioneve të rinisë që të ndez zjarri nga brenda për të hipur në kalë e për të bërë xhiro e për të kujtuar rininë, në fund e the vetë “në dyluftimin mes rinisë, adoleshencës” triumfoi kjo e dyta, mosha. E le kalin dhe the vendosa të eci në këmbë.

Sali, atje është i vërtetë ky të gjitha i ka gënjeshtra, edhe vetë jetën e ka ndërtuar mbi gënjeshtra.

Sali Berisha: Replika 1: Me datën 10.02.2020, targeti informon PIN se kishin rëndë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos, asnjë tendetr publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rëndë dakord të kërkonin.

Ky sms iu përcjell Taos dhe iu dha afat deri në dhjetor. Tao iu përgjigj se e garanton që të gjithë ata njerëz votojnë, por nëse vendosin në listë ata që duan ata që janë në burg. Përgjigja ishte, ‘po ne garantojmë këtë”. më pas Tao tha “ata do shkojnë në burg këtë vit”.

Replika 2: Shih, merrja pak masën, se ai Olsi u tregua shumë i mirë për nja dy kostume.

Deklaroj unë se është Olsi Dado, ai e përgënjeshtroi burrërisht dhe më detyroi t’i kërkoj falje. Mora vesh se ishte Ulsiu, Ulsiu nuk e përgënjeshtroi asnjëherë. Sepse ai atje, në vend se ta thërrasë dhe t’ia zhveshë kostumet, t’ia hedhë në kosh kostumet, ia fsheh dosjet. Kjo janë arsyet ju që nuk doni pyetjet, por e keni gabim sepse vetë e keni përmbysur…

Ju bëni fjalë për këtë kod, por vetë e keni përmbysur manualin në vitin 2022, 2023, 2024. Ne nuk ju kemi diktuar përmbysjen e tij. Po pse? Sepse ai manual kurrë nuk mund të përjashtojë të drejtën e pyetjes me gojë ndaj përfaqësuesit të institucionit. E keni frikë, e keni nga halli. Të dy palët. Ky është kompromis në frikë. Ky është kompromis në krim.