ë Gjykatën e Lezhës, u zhvillua një tjetër seancë gjyqësore këtë të hënë lidhur me hetimet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ku Ruben Saraiva u paraqit sërish si i dyshuari kryesor për ekzekutimin e tij.
Në sallën e gjyqit u dëgjuan dëshmitë e nënës dhe të afërmes së Edmond Haxhisë, i cili është një tjetër figurë e përfshirë në këtë ngjarje.
Sipas dëshmive të tyre, Edmondi kishte ardhur në Shqipëri me qëllimin për të bërë një martesë dhe për të përfunduar dokumentacionin për t’u transferuar në Angli, ku jetonte bashkëshortja e tij.
Nënë Haxhia theksoi se nuk kishte asnjë informacion mbi vendndodhjen e djalit të saj, duke u shfaqur emocionalisht të ngarkuar gjatë dëshmisë. Ajo kërkoi shpesh mbështetje nga avokati i saj, Cakrani.
Në përfundim të seancës, prokurori kërkoi që të thirrej një dëshmitar i ri, ndërsa avokati i mbrojtjes, Cakrani, kërkoi që të ftohej në gjyq ish-bashkëshortja e Edmond Haxhisë.
Seanca e radhës është caktuar për më 17 nëntor.
