“A është në hetim Frida Krifca”- Përgjigjet Dumani: Të garantoj se çdo person që …

Gjatë seancës së raportimit në parlament, kreu i SPAK u pyet edhe për hetimet për vjedhjen e fondeve IPARD të BE-së.

Dumani u pyet nga demokratja Elda Hoti se pse nuk hetohet ish-ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, e dyshuar për keqpërdorimin e fondeve IPARD.

Dumani theksoi se SPAK heton çdo zyrtar që shpërdoron detyrën duke kryer veprime të kundërligjshme.

Altin Dumani: Të garantojë që do hetohet çdo person që dyshohet se gjatë detyrës ka kryer veprime të kundërligjshme. Kushtëzohemi nga veprimet e autoriteteve të huaja.

Ky është një vlerësim i juaji, jemi të ftohtë në hetimin e çështjeve penale. Nuk na intereson nga cili kamp politik.

Lidhur me IPARD, jemi në fazën e hetimeve paraprake.

Next