Shpërthimi ishte i telekomanduar, detaje nga ngjarja në Shkodër ku u plagos punonjësi i Tatimeve! Tritoli ishte vendosur në…

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me shpërthimin në Shkodër, ku mbeti i plagosur Enea Busukja, punonjës i Tatimeve në këtë qytet.

Mësohet se lënda plasëse është vendosur në një motor të parkuar afër automjetit me të cilin do lëvizte i plagosuri Busukja.

Sapo punonjësi i tatimeve ka dashur që të hipë në automjetin e tij, ka ndodhur shpërthimi i telekomanduar i motorit që ka sjellë edhe plagosjen e tij.

38-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa ka një plagë në dorë. Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje për zbardhjen dhe identifikimin, gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi E. B. ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Next