Atentati me tritol në Shkodër, gjendet një makinë e djegur në Dragoç, dyshohet se u përdor nga autori

Është gjetur një makinë e djegur në fshatin Dragoç, që dyshohet se është përdorur nga autori/ët pas atentatit të sotëm në Shkodër.

Sipas policisë, tritoli është vendosur në makinën e parkuar të Enea Busukja, i cili sapo e ka ndezur mjetin, ky i fundit ka shpërthyer.

Si pasojë, 38 vjeçari ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital.

Ai rezulton se është punonjës i Tatimeve në Shkodër, ndërsa nuk figuron si person me problematika apo me precedent penal.

“Informacion paraprak/Rreth orës 12:20, në fshatin Dragoç, në anë të rrugës, është konstatuar i djegur një automjet tip “Wolkswagen”.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Next