Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që u shënua mesditën e kësaj të marten ë Durrës.
Gazetari bën me dije se 25-vjeçari Marian Kodheli menjëherë pas ngjarjes ka shkuar tek lokali i motrës së tij, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, atje ku edhe është arrestuar.
Ngjarja e rëndë me pasojë humbjen e jetës së 69-vjeçarit Pjetër Kodheli ka ndodhur pas një debate të çastit mes djalit dhe babait, rreth orës 13:00.
Grupi hetimor pritet që të zbardhë më shumë detaje për ngjarjen e rëndë, ndërsa mësohet se 25-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.