Moderatori i njohur dhe ish-finalisti i Big Brother Vip 3, Meriton Mjekiqi, ka treguar të vërtetën e tij mbi lajmin e bujshëm se ai dhe i vëllai ishin arrestuar pas një sherri banal.
Meritoni, i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, hodhi poshtë lajmet e bëra publike nga portalet, duke thënë se e vërteta me ato çka shkruhet dhe lexohen janë shumë larg.
“Dallimi i të vërtetës dhe asaj që lexohet është shumë i madh, as jam arrestuar dhe as kam qenë në burg dhe as në arrati. Është një keqkuptim. Portalet abuzojnë sidomos me personazhet e showbizit. Vitin e kaluar ka qenë diçka shqetësuese për një aksident. Këto zhurmat neve na bëjnë edhe mirë, përveç se shqetësojnë familjen
 
				



