Skandal në Britani/ 23-vjeçarja që punonte si roje burgu akuzohet se ka kryer marrëdhënie SEK*UALE me të burgosur në dhomën e lutjeve!

Një skandal i madh ka shpërthyer në Britani pas zbulimit të një rasti që përfshin një roje burgu 23-vjeçare, e cila akuzohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me të burgosur dhe ka futur drogë brenda institucionit, sipas asaj që u bë publike në gjykatën e Southwark në Londër.

Ish-oficerja e burgut, Isabel Dale, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të burgosurin Shahid Sharif në dhomën e lutjeve të burgut Coldingley në Surrey, ndërsa dy të burgosur të tjerë shërbenin si “rojtarë”.

Sipas prokurorisë, incidenti ka ndodhur më 19 korrik 2022, kur Dale dhe Sharif qëndruan në dhomë për rreth katër minuta, përpara se ajo të dilte nga ambienti duke u parë në kamera teksa rregullonte rripin e pantallonave.

Gazeta Daily Mail shkruan se Dale kishte filluar punë në burg në shtator 2021 dhe, sipas aktakuzës, kishte një lidhje intime me Sharif për më shumë se një vit, nga vjeshta e 2021 deri në fund të 2022.

Sharif po vuante një dënim prej 12 vitesh për grabitje të armatosur dhe më vonë u transferua në burgun Swaleside, në ishullin Sheppey të Kentit, pasi lidhja e tyre u zbulua.

Sipas prokurorisë, Dale e vizitoi Sharif-in tre herë pas transferimit të tij, i dërgonte mesazhe dhe foto me përmbajtje erotike dhe i transferonte para përmes llogarive bankare.

Në telefonin e saj u gjetën mesazhe me përmbajtje seksuale nga i burgosuri, si dhe foto të çiftit. Hetuesit zbuluan gjithashtu se Dale dyshohet se kishte ndihmuar Sharif-in të fuste në burg zarfe të lyer me substancën sintetike “spice”.

Ajo menaxhonte llogarinë e tij në Snapchat, përmes së cilës organizoheshin transaksionet, ndërsa në shtëpinë e saj u gjet pajisje që përdorej për kontrabandë dhe një unazë fejese, që sipas saj i ishte dhënë nga i burgosuri.

Përveç marrëdhënies me Sharif-in, Dale akuzohet se kishte një lidhje të dytë me të burgosurin Connor Maney, 28 vjeç, i cili po vuan një dënim prej 9 vitesh për vdekjen e mikut të tij më të mirë gjatë një aksidenti rrugor, teksa po i ikte policisë me shpejtësi 237 km/h.

Hetimet treguan se Dale kishte komunikuar edhe me të burgosur të tjerë përmes telefonave të paligjshëm, ndërsa në shtëpinë e saj u gjet edhe një portret i saj me Sharif-in.

Sipas prokurorit, “marrëdhënia intime e Dale me të burgosurin çoi në bashkëpunimin e tyre për futjen e substancave të ndaluara brenda burgut.”

23-vjeçarja mohoi të gjitha akuzat, të cilat përfshijnë dy akuza për abuzim me detyrën publike dhe komplot për futje të substancave të ndaluara në burg.

Procesi gjyqësor pritet të zgjasë dy javë, ndërsa Sharif tashmë ka pranuar fajësinë për përfshirjen e tij në trafikun e drogës brenda burgut.