Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, një person i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Lezhë–Shkodër, pranë një shkolle private. Në përplasjen e ndodhur janë përfshirë një kamion dhe një automjet tip “Toyota”.

Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të ngjarjes, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.