“Do të ndërtohet, do jetë më i bukuri”- Hetimet për aeroportin e Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli del pas gati 3 orësh nga Prokuroria e Tiranës! Ja ç’deklaroi për mediat

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli ka dalë pas gati 3 orësh brenda ambienteve të Prokurorisë së Tiranës.

“Besoj shumë në drejtësi dhe vendimet e gjyqësorit, do të veprojë në bazë të vemndimit të gjyqësorit”, tha Pacolli.

Ndërsa shtoi: “Aeroporti do të bëhet, do të jetë më i bukuri”.

Sipas burimeve, Behgjet Pacolli u thirr në organin e akuzës dhe u mor në pyetje në kuadër të një çështjeje hetimore që lidhet me ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Biznesmeni ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të mosmarrëveshjeve me ortakët e tij, të cilët janë pjesë e koncesionarit që po zhvillon projektin e aeroportit.

Next