Manastirliu dhe milionat që nuk kursente për oligarkun burgaxhi!

Ndërsa ish-ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përgatitet të garojë për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, në kujtesën publike do të rikujtojmë disa nga episodet më të përfolura të periudhës së saj në krye të Ministrisë. Një prej tyre lidhet me emrin e biznesmenit Sokol Topçiu, një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave të Shëndetësisë gjatë viteve të fundit.

Në vitin 2022, kompania “Farma Net”, në pronësi të Topçiut, fitoi një tender me vlerë 324 milionë lekë për furnizimin me antihelmin e gjarprit, pa pasur asnjë konkurrent tjetër në garë, një procedurë kjo që u shënua me “Flamur të Kuq” për mungesë konkurrence nga vetë sistemi i prokurimeve publike.

Ky tender u cilësua si shembull tipik i monopolizimit të tregut farmaceutik publik, ndërsa kritikat në atë kohë përqendroheshin te fakti që administratorët e dënuar ligjërisht nuk mund të marrin pjesë në procedura publike, sipas ligjit për Prokurimet Publike. Kujtojmë se Topçiu ishte hetuar dhe dënuar më herët për shitje kontrabandë të medikamenteve gjatë pandemisë së Covid-19.

Edhe pse shumë nga këto çështje u mbuluan me heshtje institucionale, dosjet dhe të dhënat zyrtare mbeten të dokumentuara. Rikujtimi i këtyre praktikave shërben si kujtesë për mënyrën se si janë administruar paratë publike në sektorin më delikat të vendit, shëndetësinë. SPAK duhet tëveprojë dhe të vërë para drejtësisë zyrtarët në fjalë të cilët kanë shpërdoruar taksat e shqiptarëve./joqalbania

Next