U plagos me armë zjarri, ndërron jetë 35-vjeçari

Ka ndërruar jetë një 35-vjeçar i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gjorm të Bashkisë së Selenicës, në Vlorë.

Burime bëjnë me dije se 35- vjeçari ka qenë tek djali i xhaxhait të tij në fshatin Gjorm.

Nuk dihet ende kush e ka qëlluar.

Sipas banorëve i plagosuri është nga fshati Levan i Fierit.

Next